Lutje për LDK-në: ‘Hiqni dorë nga keqpërdorimi që po i bëni SHBA-ve, mos mashtroni’

Aktuale

Lutje për LDK-në: ‘Hiqni dorë nga keqpërdorimi që po i bëni SHBA-ve, mos mashtroni’

Nga: D.RR Më: 14 janar 2021 Në ora: 12:51
LDK

Profesori universitar, Enver Bytyçi, ka reaguar ndaj deklaratës së Arben Gashit, i cili tha se SHBA-ja ndërpreu furnizimin me armatim në Kosovë gjatë qeverisjes së Kurtit.

Bytyçi këtë deklaratë e quan mashtrim dhe i bën lutje LDK-së që të heqin dorë nga keqpërdorimi që sipas tij po ua bëjnë SHBA-ve.

Ai shpreson se këtë këshillë do ta marrin si të sinqertë dhe si një ndihmë ndaj atyre.

Postimi i plotë:

Kam nje lutje per kreret e Lidhjes Demokratike te Kosoves:

Hiqni dore nga taktika e fajesimit te kundershtareve tuaj me keqperdorimin qe i beni qendrimit te SHBA-ve ndaj tyre! Jo SHBA, por Grenell ju perdori ju kunder interesave te Kosoves! Mos spekulloni dhe mashtroni publikun, duke thene se "SHBA nderpreu furnizimin me armatim te Kosoves", se "SHBA nuk e deshi kete ose ate politikan te vendit"! Mos mashtroni!

Eshte e vertete se Isen, Thaçin, Agimin e Skenden i deshi shume Grenelli, por per interesat e tij e jo per interesat e SHBA-se! Kjo nuk do te thote se ju "te miret" kishit mbeshtetjen e SHBA-ve dhe te tjeret jo! Mos beni autogol, se do t'i largoni edhe ata pak votues qe u kane mbetur per shkak te rrenave, spekullimeve dhe mashtrimeve ne hava!

Besoj se kete keshille do ta merrni si te sinqerte dhe si ndihme ndaj jush! Nese keni alternativa tjera per fushaten elektorale, perdorni, por mos mashtroni duke e identifikuar Grenellin me SHBA-ne!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat