Ja çka do të bëjë Kurti me marrëveshjen e 4 shtatorit në ShBA, po sa të vijë kryeministër

Aktuale

Ja çka do të bëjë Kurti me marrëveshjen e 4 shtatorit në ShBA, po sa të vijë kryeministër

Më: 14 janar 2021 Në ora: 14:40
Albin Kurti

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, në konferencë shtypi ka folur edhe për marrëveshjen e 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë, për normalizimin ekonomik midis Kosovës e Serbisë.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, Kurti ka thënë se pika e vetme e mirë në atë marrëveshje është darkodimi për njohjen e shtetit të Kosovës nga Izraeli.

Kurti më tej u shpreh se “nuk ka fort gjëra të mira”.

“Tashti jemi në kohë optimizmi gjithëpopullor dhe do të thosha që ai dakordim i dyfishtë i 4 shtatorit në tekstin që i korrespodonte palës kosovare më së miri është të lexohet nga fundi te pika ku përmendej njohja e Izraelit për Kosovën e pastaj nuk ka fort gjëra të mira më tej”, tha Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat