279 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Aktuale

279 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Më: 14 janar 2021 Në ora: 14:59
Ilustrim

(E plotësuar 15:12) -  Në Kosovë janë shënuar 4 vdekje dhe 279 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit. Kështu ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

Njoftimi i plotë i IKSHPK-së:

441 TË SHËRUAR DHE 279 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.775 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 279 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Suharekë 2 raste (89, 64 vjeç), Drenas 1 rast (78 vjeç), Lipjan 1 rast (76 vjeç).

 

Numri total i rasteve pozitive është 54.839 raste nga 203.693 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.392 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 441 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 48.046 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.401.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 77 raste, Podujevë 32 raste, Mitrovicë 28 raste, Pejë 19 raste, Gjilan 16 raste, Ferizaj 15 raste, Vushtrri 13 raste, Shtime 9 raste, Fushë-Kosovë 8 raste, Kamenicë 7 raste, Obiliq 6 raste, Suharekë 6 raste, Viti 6 raste, Drenas 5 raste, Klinë 5 raste, Lipjan 5 raste, Malishevë 4 raste, Prizren 4 raste, Istog 3 raste, Skenderaj 3 raste, Hani i Elezit 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Graçanicë dhe Kaçanik.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

 

***

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar 279 raste të reja me koronavirus.

Ai bëri të ditur se 441 të tjerë e kanë fituar betejën me këtë virus.

Njoftimi i tij i plotë:

Donacioni i Qeverisë Gjermane në bashkëpunim me OBSh-së dhe e Ministrinë e Shëndetësisë, përmban pajisje dhe produkte mjekësore në vlerë prej 2.17 milion euro, për përballje me pandeminë.

Dërgesa është dorëzuar në prani të ambasadorit gjerman z. Rohde në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe do të shërbejë për të fuqizuar kujdesin ndaj pacientëve dhe, mbrojtjen gjithashtu të punonjësve shëndetësor që janë në vijën e parë të betejës kundër Covid -19.Solidaritetin e OBSh-së dhe Qeverisë gjermane e vlerësoj jashtëzakonisht shumë sidomos në këtë kohë të pandemisë, andaj, shpreh respektin më të thellë për kontributin e tyre të vazhduar përfshirë edhe këtë donacion.

Falënderoj dhe mirëpres përkrahjen e mëtejme të OBSh-së dhe Gjermanisë në favor të ruajtjes dhe përparimit të shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.

Ndërsa sa i përket situatës epidemiologjike, brenda 24 orëve të fundit nga 1,775 mostra të marra, 279 raste kanë rezultuar pozitivë, apo me pozitivitet 15.7 % ndërsa kemi 441 të cilët e kanë fituar betejën me Covid 19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat