Parashikimi i Islamit për zgjedhjet, tregon renditjen e partive dhe presidenti “mollë sherri”

Aktuale

Parashikimi i Islamit për zgjedhjet, tregon renditjen e partive dhe presidenti “mollë sherri”

Nga: A.Z Më: 14 janar 2021 Në ora: 16:18
Foto Ilustrim

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami, përmes një postimi në Facebook ka shprehur parashikimet e tij për zgjedhjet e 14 shkurtit, sipas tij LVV me 46 deputet, PDK-22, LDK-21 dhe AAK-11.

Ai ka thënë se si koalicione të mundëshme mund të arrihen në mes LVV- PDK- Minioriteti me 86 deputetë, përcjell “Bota sot”.

Tutje ai ka thënë që Presidenti do të jetë mollë sherri në mes tyre, pasi që shkuarja në zgjedhje prap do t’i japë mundësi LVV-së të marrë deri në 65 mandate e vetme dhe do t’i fundoste subjektet tjera politike.

Postimi i plotë:

Parashkimi im për zgjedhjet e 14 shkurtit!

LVV-46 Deputet!

PDK-22 Deputet!

LDK-21 Deputet!

AAK-11 Deputet!

Kooalicionet e mundshme!

LVV-PDK- Minoritetet= 86 deputet!

Presidenti mollë sherri!

Në variantin më të keq, PDK-LDK-AAK- Minoritetet=74 deputet!

Molle sherri Presidenti!

Shkuarja në zgjedhje prap do ti japte mundësi LVV të merrte deri nê 65 mandate e vetun dhe do ti fundoste subjektit tjera politike!

Kah po rrêshqasim!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat