Molliqaj kritikon marrëveshjen mes Osmanit dhe Kurtit, përmend UÇK-në dhe Murat Jasharin

Aktuale

Molliqaj kritikon marrëveshjen mes Osmanit dhe Kurtit, përmend UÇK-në dhe Murat Jasharin

Më: 14 janar 2021 Në ora: 20:28
Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD’së, Dardan Molliqaj, ka kritikuar marrëveshjen mes VV’së dhe Vjosa Osmanit për shkrirje në një listë.

Molliqaj thotë se në atë pikë nuk përmendet askund lufta e UÇK’së, ndërkohë që krerët e saj po përballen me akuza nga Gjykata Speciale.

“Zotimet kundër UÇK-së dhe kundër historisë tonë. Zotimet e nënshkruara sot në mes të Kurtit dhe Osmanit nuk janë asgjë më shumë se zotime për ndarje të pushtetit: njëri kryeministër, tjetra presidente.  As edhe një fjalë në këtë marrëveshje për luftën tonë çlirimtare apo për historinë e vendit tonë. Në kohën kur çlirimtarët tanë po përndjeken padrejtësisht nga Gjykata Speciale, Kurti-Osmani nuk e përmendin as edhe njëherë UÇK-në në marrëveshjen e tyre. Përkundrazi, shpërfaqin indiferencë të skajshme, thuajse kjo çështje nuk meriton as të përmendet fare”, shkroi ai.

Molliqaj po ashtu kritikoi liderin e VV’së, Albin Kurti për deklarat e mëparshmepër presidentin. Ai thotë se Kurti nuk po u qëndron parimeve ndërkohë që po përdorë cdo mjet për të ardhur në pushtet.

“Kurti, i cili për të ardhur në pushtet e përdorte emrin e Murat Jasharit për president të ardhshëm të vendit, duke e elaboruar këtë si nevojë të vendit e jo të veten personale, sot e nënshkroi të kundërtën. Ai e rikonfirmoi sot edhe njëherë se nuk ka besime apo vlera që don t’i shtyej përpara, por ka vetëm mjete të cilat i përdorë për të ardhur në pushtet.

Sot Kurti po thotë që çlirimtarët nuk na duhen më. Sot Kurtit nuk i duhet Murat Jashari për të ardhur në pushtet. Sot, atij i duhet Vjosa. Prandaj, hoqi dorë nga familja Jashari.”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat