Ramiz Kelmendi: Vetëvendosje është parti komuniste e kamufluar

Aktuale

Ramiz Kelmendi: Vetëvendosje është parti komuniste e kamufluar

Më: 14 janar 2021 Në ora: 23:19
Ramiz Kelmendi

I sapoaderuari në Partinë Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka deklaruar se thuajse të gjitha partitë kanë shprehur interesim për ta bërë pjesë e listës së tyre për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Megjithatë diçka të tllë nuk pranoi se e bënë Lëvizja Vetëvendosje.

”Gati të gjitha partitë kanë shprehur interesim për aderimin tim. Nuk është mirë t’i përcaktojë të gjitha sepse lë dilema për demantim. Mund të them që gati me të gjitha”.

Edhe me Vetëvendosjen?

”Jo. Jo me Vetëvendosjen jo! Sepse raportet e mia me Vetëvendosjen dallojnë në aspektin djathtë dhe majtë”.

”Orientimet e mia të zhvillimit ekonomik dallojnë jashtëzakonisht. Sepse Politikat e Vetëvendosjes janë politika kur unë në vitet ’81 kam luftuar dhe kam dalur në demonstrata për rrënimin e atij sistemit komunist të asaj kohe dhe për mua është e njohur ajo politikë komuniste dhe nuk mund t’i qasem nga ajo kur në ’81-ën kam dalur publikisht të protestoj, kam rrezikuar edhe jetën edhe familjen dhe të gjitha kundër komunizmit”.

Kelmendi në Rubikon, këto komente të tij i ndërlidhi me paraqitjet e Lëvizjes Vetëvendosje, për të cilat thotë se kanë parime komuniste.

”Nuk po them unë por politika e majtë dhe shpesh herë shprehjet publike të të gjithëve, shkojnë në drejtimin e një komunizmi të kamufluar”.

”Po nëse e kishin cekur se janë parti komuniste, atëherë shumica e mbështetësve të tyre të rinjë kishin me kuptu se nuk është për t’u mbështetur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat