Lama për bashkimin e Osmanit me Kurtin: Elektorati i LDK-së nuk do të lëvizë drejt VV-së

Aktuale

Lama për bashkimin e Osmanit me Kurtin: Elektorati i LDK-së nuk do të lëvizë drejt VV-së

Më: 15 janar 2021 Në ora: 00:17
Alma Lama

Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës, Alma Lama, ka thënë se elektorati i LDK-së nuk do të lëvizë drejt Lëvizjes Vetëvendosje pas marrëveshjes së nënshkruar sot në mes të Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit për të shkuar bashkë në zgjedhje.

“Në bazë të përshtypjeve të mia votuesi i LDK-së është goxha i ndryshëm, por votuesi fanatik ose konservator nuk besoj se votën do ta çojnë drejt Lëvizjes Vetëvendosje”.

“Elektorati do të lëvizte nëse Vjosa Osmani do ta bënte një subjekt politik. Nuk pres që të ketë shumë lëvizje të elektoratit nga LDK drejt LVV-së”, ka thënë Lama.

Ajo në Edicionin e Analizës ka thënë se zgjedhjet e shpeshta në Kosovë tregojnë për mos stabilitet.

“Zgjedhjet e shumta të vazhdueshme vetëm pse një subjekt nuk bashkëpunon me të tjerët nuk është në interes të Kosovës”.

“Rëniet e Qeverisë tregojnë për mungesë stabilitetipolitik të cilat reflektojnë tek ekonomia dhe investimet e huaja. Asnjë investitor serioz nuk është i interesuar të vijë në Kosovë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat