Lladrovci tregon se a ishte pjesë e hartimit të listës së kandidatëve për deputetë nga PDK-ja në Drenas

Aktuale

Lladrovci tregon se a ishte pjesë e hartimit të listës së kandidatëve për deputetë nga PDK-ja në Drenas

Më: 15 janar 2021 Në ora: 09:43
Lladrovci t

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka deklaruar se nuk është pjesë e hartimit të listës së kandidatëve për deputetë.

Ai këto komente i bëri përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.

"Nga fillimi i procesit zgjedhor dhe dita kur u shpallën zgjedhjet e deri sot, kam qenë dhe jam plotësisht transparent rreth procesit dhe ecurisë së procesit zgjedhor.  Dua ta ritheksoj edhe një herë se në asnjë rast dhe në asnjë mënyrë nuk jam as pjesëmarrës në hartimin e propozimeve as në përpilimin e listës së kandidatëve për deputetë nga dega e PDK-së në Drenas”, ka thënë ai.

“Andaj, dua të theksoj se Lista e aprovuar e kandidatëve për deputetë nga dega e PDK-së në Drenas, e ka përkrahjen time, pavarësisht përbërjes së saj, pa qenë i involvuar në hartimin e saj"

Ai i ka uruar sukses kandidatëve të PDK-së nga kjo komunë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat