Hoti: Do të rriten të gjitha pensionet që janë nën 100 euro

Aktuale

Hoti: Do të rriten të gjitha pensionet që janë nën 100 euro

Më: 15 janar 2021 Në ora: 11:28
Foto Ilustrim

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shpalosur sot Programin për Rimëkëmbje Ekonomike për vitin 2021.

Në një konferencë para mediave, Hoti ka premtuar edhe rritjen e pensioneve që janë nën 100 euro.

“Do të rrisim të gjitha pensionet që janë nën 100 euro në një shumë totale prej 13. 5 milionë euro”, ka thënë ai.

Programi për Rimëkëmbje Ekonomike i këtij viti përmbanë gjithësej 16 pika. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat