Vjedhja e 2.1 milionëve nga Thesari, Hoti: Po e adresoni pyetjen në vendin e gabuar

Aktuale

Vjedhja e 2.1 milionëve nga Thesari, Hoti: Po e adresoni pyetjen në vendin e gabuar

Më: 15 janar 2021 Në ora: 11:40
Avdullah Hoti

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka shpalosur programin për rimëkëmbje ekonomike për vitin 2021.

Por, pas konferencës, Hoti nuk ka mundur të i ik pyetjeve të gazetarëve për vjedhjen e 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Hoti ka thënë se Qeveria nuk kryen hetime, por ato i bën prokuroria.

“Po e adresoni pyetjen në vendin e gabuar. Ne nuk hetojmë. Hetimet i kryen Prokuroria. Prokuroria speciale është duke bërë hetime. Çdo gjë që kërkon prokuroria, qeveria është në dispozicion plotësisht transparent. Mos e lidhni këtë çështje me këtë qeveri. Është një rast kriminal dhe jemi duke i shkuar deri në fund. Por s’më takon mua e as nuk i di detajet”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat