Masat e reja/ Ky do të jetë orari i lëvizjes për personat mbi 65 vjeç në Kosovë

Aktuale

Masat e reja/ Ky do të jetë orari i lëvizjes për personat mbi 65 vjeç në Kosovë

Më: 15 janar 2021 Në ora: 12:37
Ilustrim

Qeveria e Kosovës ka aprovuar propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë për ndryshimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtje nga COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një komunikate drejtuar mediave.

Masat janë lehtësuar për disa sektorë, duke vënë në theks edhe zgjatjen e orarit të punës për bizneset.

Por, masat nuk kanë ndryshuar për personat mbi 65 vjeç, të cilët janë edhe më të rrezikuar nga përhapja e virusit.

"Personave mbi moshën 65 vjeç iu lejohet dalja jashtë shtëpisë vetëm gjatë orarit 6:00-10:00 dhe 16:00-19:00, ndërkaq jashtë këtij orari mund të dalin vetëm për nevoja emergjente dhe shëndetësore duke e dëshmuar me dokument përkatës nevojën për dalje jashtë këtij orari tek organi kompetent kontrollues, thuhet në vendim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat