Rashit Qalajt nuk i pranohet dorëheqja nga Policia e Kosovës

Aktuale

Rashit Qalajt nuk i pranohet dorëheqja nga Policia e Kosovës

Më: 15 janar 2021 Në ora: 13:23
Rashit Qalaj

Ish drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj dje ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës, duke dhënë dorëheqje nga policia.

Por, dorëheqja e tij nuk po pranohet sepse e njëjta nuk është përputhje me Procedurat Standarde të Operimit të cilat parashohin që punonjësi i Policisë në rastet kur jep dorëheqje vullnetare duhet që dorëheqjen ta paraqesë një muaj përpara.

Burimet thonë se nënkolonel Rashit Qalaj është urdhëruar të paraqitet në detyrë, në të kundërtën do të iniciohet procedurë diciplinore ndaj tij.

Qalaj në konferencën e djeshme të PDK-së ka thënë se do të jetë anëtar i PDK-së. 

“Në këtë parti kam shumë shok shumë miq që kanë kontribuar në etapa të ndryshëm për çlirimin e vendit. E kam pasur të vështirë të jap dorëheqje nga policia, ka qenë vendim emocional”, tha ai.

Rashit Qalaj është shkarkuar nga pozita e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës me 16 tetor të vitit 2020.

Qalaj ishte emëruar në krye të Policisë së Kosovës më 28 gusht të vitit 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat