Limaj: Reçaku vazhdon të jetë fytyra e turpit të Serbisë

Aktuale

Limaj: Reçaku vazhdon të jetë fytyra e turpit të Serbisë

Më: 15 janar 2021 Në ora: 14:31
Fatmir Limaj

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se masakra e Reçakut vazhdon të jetë fytyra e turpit të Serbisë.

Ai pas homazheve në shënim të 22 vjetorit të kësaj masakre tha se e njëjta po vazhdon të jetë njollë për drejtuesit serb, pasi po e mohojnë gjenocidin në Kosovë.

Limaj: Masakra e Reçakut kthesë e madhe e kombit shqiptar, e kemi paguar shtrenjtë

“Janari në Reçak është janari i kthesës së madhe për gjithë kombin shqiptar. Këta burra që sot i kemi dhe vijmë i nderojmë e kanë objektivin për të përkujtuar si dëshmi për ne të gjallët dhe brezat që do të vijnë se lirinë të cilët e gëzojmë është paguar thellë, me gjak dhe shumë sakrificë. Këtë që kemi sot nuk e kemi të falur, por të paguar shumë shtrenjtë”, tha ai.

Limaj tha de liria e Kosovës është e paguar me gjak dhe shumë sakrificë.

Limaj: Reçaku vazhdon të jetë fytyra e turpit të Serbisë

“Reçaku vazhdon të jetë fytyra e turpit të Serbisë, Reçaku vazhdon të jetë njolla e cila përcjell dhe është njollë në ballin e drejtueseve të Serbisë që vazhdojnë të mohojnë ata që e bënë këtë masakër. Derisa në Beograd vazhdon të mohohet gjenocidi dhe masakrat që janë bërë anekënd Kosovës është sinjal për botën që në Serbi ata qe kanë masakruar një komb vazhdojnë të drejtojnë vendin e tyre”, tha ai.

Ndërsa, ai foli edhe për mungesën e Jakup Krasniqit në këtë përvjetor, i cili po mbahet i arrestuar në Hagë nga Gjykata Speciale.

Limaj: Për të parën herë jemi në Reçak pa zëdhënësin e UÇK-së

“Sot jemi për herë të parë në Reçak pa ish zëdhënësin e UÇK-së, pa kryetarin e Këshillit Kombëtar. Njeriu qe i dha zë edhe luftës edhe krimeve serbe në Kosovë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat