Koalicioni mes ish-rivalëve drejt triumfit, lë pas dyshimet për fatin e Vjosa Osmanit

Aktuale

Koalicioni mes ish-rivalëve drejt triumfit, lë pas dyshimet për fatin e Vjosa Osmanit

Më: 15 janar 2021 Në ora: 14:40
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Marrëveshja e arritur mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurti për të garuar së bashku në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe ndarja e posteve, ka ngjall goxha reagime në opinion. Aq sa është mirëpritur, njësoj është kritikuar.

Shumë analistë, po e konsiderojnë si aderim të Osmanit në Vetëvendosje e jo, marrëveshje mes dy subjekteve politike.  Për më tepër, po vlerësojnë se më e dëmtuar është vet, Osmani se sa ish-partia e saj, LDK nga ky koalicion.

Edhe pse gjitha sondazhet e fundit i nxjerrin si fitues LVV dhe Vjosa Osmanin, sipas Fitim Salihut, njohës i politikës në Kosovë, në një bisedë me tha se ky koalicion e ka një humbës total dhe një fitues total.

Ai e quan Vjosa Osmanin, fanse të Albin Kurtit.

“ Si e shoh unë, këtu do të kemi një fitues total dhe humbës total. Albin Kurti është fituesi total e kësaj marrëveshje koalicioni, ndërsa humbësi është Vjosa Osmani. Sepse së pari nuk  e shoh si koalicion por, si aderim në LVV. Vjosa Osmani nuk ka as parti e as listë të saj, së paku deri në momentin kur u nënshkrua kjo marrëveshje, e që do të mund ta quajmë si koalicion mes dy forcave politike. Shto këtu faktin që para një viti ishte Vjosa Osmani, ajo që ishte kundërshtarja më e madhe e Kurtit dhe është dukur edhe në perspektivë që në dekadën e ardhshme do të jetë rreziku më i madh i Kurtit. Prandaj po them që Albin Kurti është fituesi total, pasi me shumë mjeshtëri ia ka dal që kundërshtaren më të madhe politike ta shndërroi në një fanse personal të tij.”

Salihu, ka shtuar se është elektorati i LVV-së, që është entuziazmuar me këtë marrëveshje dhe se Osmani nuk do të mund të marr më shumë vota, se sa të garonte e vetme.

“Pres që elektorati i VV-së ta mbështesë, kjo po vërehet edhe nga rrjetet sociale që e  kanë mirëpritur mjaftë mirë e me shumë entuziazëm. Por kam dyshime për atë elektorat të LDK-së, që ka menduar të dal me Osmanin, është e dukshme që Vjosa Osmani do ta marr një përqindje të LDK-së por që do jetë shumë e vogël. Nëse do të dilte e vetme në zgjedhje, jam i bindur që Osmani do të tërhiqte më shumë vota, se sa tani me Vetëvendosjen” – tha Fitim Salihu.

Ndërsa drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, në një prononcim tha se elektorati është i zhgënjyer nga  qeveritë e kaluara që nuk

“Në bazë të zotimeve që bën dje Osmani e Kurti gjatë arritjes së marrëveshje, mund të them që plotësojnë kërkesat dhe nevojat e elektoratit, në fushat në të cilat qeveritë e kaluara e kanë shkatërruar vendin. Mendoj që zotimi për funksionalizimin e vettingut, duhet vullnet i hekurt politik që të zbatohen në praktikë këto zotime duke pasur parasysh sistemin e drejtësisë që janë si të pavarura por që punojnë në baza të partive politike. Por reagimet në masë në lidhje me keqpërdorimet dhe korrupsionin, po bënë që elektorati ta mirëpres këtë koalicion. Po vërehet një fryme e re në popull, padyshim që do të ketë mbështetje të madhe për VV, por, nuk mund të them edhe për Vjosa Osmanin. Sidoqoftë nëse marrim për bazë, dy liderët e 2019, që u pan si shpresë për qytetarët e Kosovës, si duket e njëjta do të ndodh sërish dhe se këta dy persona do ta udhëheqin vendin” – tha Miftaraj.

Përkundër skeptike  krejt të kundërtën po  shihet nga elektorati. Në disa projeksione të dhënë nga Bleron Baraliu, Vetëvendosje do të fitojë 52 mandate në Kuvend. 22 deputetë do t’i fitojë PDK, 17 LDK dhe 9 mandate AAK.

Baraliu, ka thënë se Vetëvendosje do të arrijë 407 mijë vota, PDK 158 mijë e 400 vota, LDK 125 mijë e 875 vota, AAK 66 mijë e 825.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat