Pas Vjosa Osmanit, Albin Kurti e merr edhe këtë parti në listë, e prezanton edhe kandidatin

Aktuale

Pas Vjosa Osmanit, Albin Kurti e merr edhe këtë parti në listë, e prezanton edhe kandidatin

Nga: D.RR Më: 15 janar 2021 Në ora: 15:40
Albin Kurti

Lideri i VV-së, Albin Kurti ka prezantuar sot Arion Thaqin, kryetarin e demokristianëve të rinjë në Kosovë, ku ka njoftuar se do të jetë pjesë e listës së VV-së për deputet.

Kurti në takim ishte edhe me Ukë Berishën, që është kryetari i subjetkit të Arion Thaqit.

Postimi i plotë:

Arion Thaqi është i lindur në Prishtinë në vitin 1982, dhe, ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës. Më pas vijoi studimet në Romë të Italisë në Sapienza Universita Di Roma duke specializuar në degën planifikim, menaxhim e projektim të objekteve spitalore dhe shëndetësore. Që nga viti 2007, Aroni punon si arkitekt në projekte e bashkëpunime me kompani të ndryshme. Arioni është kryetar i demokristianëve të rinjë të Kosovës. U takuam bashkë edhe me kryetarin e subjektit, Dr. Ukë Berisha. Arion Thaqi do të jetë në listën garuese të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për deputet të ardhshëm në legjislaturën e tetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat