Dëshmitari i Hagës, Fadil Syleviqi gjendet i vdekur në mal, afër liqenit të Badovcit

Aktuale

Dëshmitari i Hagës, Fadil Syleviqi gjendet i vdekur në mal, afër liqenit të Badovcit

Më: 15 janar 2021 Në ora: 16:18
Pamje nga vendi ku u gjet i vdekur Fadil Syleviqi

(E plotësuar 17:35) - Fadil Syleviqi, ish-zyrtar i Policisë së Kosovës, është gjetur sot i vdekur te Liqeni i Badovcit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Sot, më 15.01.2021, pak pas orës 14:00, policia është njoftuar për një rast që ka ndodhur në rrugën që shpie nga Mati për te liqenin e Badovcit, ku një person dyshohet se është pa shenja jete. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ka kontaktuar familjarët e personit, si dhe ka ftuar prokurorin e shtetit dhe ekipet e mjekësisë urgjente”, ka thënë Krasniqi.

Image

Sipas tij, ekipet e hetuesisë dhe krim-teknikës janë duke shikuar vendin e ngjarjes.

“Ne vendngjarje mjekët kanë konstatuar se trupi i viktimës është  i pajetë. Viktima është: F.S, mashkull. Ekipe të hetuesisë dhe krim-teknikës edhe në këto momente janë duke shikuar vendin e ngjarjes. Për informata të reja do t’ju njoftojmë me kohë”, ka deklaruar Krasniqi.

Për këtë rast është deklaruar edhe Kryeprorkuroi i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kujtim Munishi.

Image

Munishi ka treguar se prokurori është nisur për në vendngjarje për të parë se çfarë ka ndodhur.

“Prokurori është nisur në vendin e ngjarjes për të parë se çfarë ka ndodhur. Policia është në vendin e ngjarjes. Ai është gjetur diku në mal i vdekur”, ka thënë Munishi.

“Është gjetur i vdekur në mal”, kryeprokurori flet për Fadil Syleviqin

Një person është gjetur i vdekur sot në mal, në afërsi të Liqenit të Badovcit. Në media u raportua se bëhet fjalë për ish-zyrtarin e Policisë së Kosovës, Fadil Syleviqin.

Për këtë rast është deklaruar edhe Kryeprorkuroi i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kujtim Munishi.

Munishi ka treguar se prokurori është nisur për në vendngjarje për të parë se çfarë ka ndodhur.

“Prokurori është nisur në vendin e ngjarjes për të parë se çfarë ka ndodhur. Policia është në vendin e ngjarjes. Ai është gjetur diku në mal i vdekur”, ka thënë Munishi për Kallxo.

Ndryshe, Syleviqi ka qenë i thirrur si dëshmitar nga Tribunali Special në Hagë.

Ai ka qenë pjesëtar i Policisë së Kosovës, ndërsa emri i tij është i njohur sepse ka qenë pjesë e akuzave publike. Vëllezërit Ramadani dhe Kiqina, të dënuar për vrasjen e pesë anëtarëve të familjes Hajra në vitin 2001 e kanë akuzuar Syleviqin se ua ka montuar rastin.

***

Mësohen detaje se si vdiq Fadil Syleviqi

Ish pjesëtari i Policisë së Kosovës, Fadil Syleviqi është gjetur i vdekur sot.

Burimet e medias brenda policisë kanë thënë se trupi i tij i pajetë është gjetur në periferi të Prishtinës.

Syleviqi ka pësuar sulm në zemër në një lokacion në mes Matiqanit e Badovcit.

Ai ka qenë i thirrur si dëshmitar nga Tribunali Special në Hagë.

Fadil Syleviqi ka qenë pjesëtar i Policisë së Kosovës, ndërsa emri i tij është i njohur sepse ka qenë pjesë e akuzave publike. Vëllëzëerit Ramadani dhe Kiqina, të dënuar për vrasjen e pesë anëtarëve të familjes Hajra në vitin 2001.

Ata e kanë akuzuar Syleviqin se ua ka montuar rastin. 

***

Ish-zyrtari i policisë së Kosovës, Fadil Syleviqi, është gjetur sot i vdekur te liqeni i Badovcit, kanë bërë të ditur burime policore.

Media ka kontaktuar zyrtarisht Policinë e Kosovës, por ata nuk kanë mundur ta konfirmojnë këtë, vetëm se kanë thënë se ka informacione për një vdekje të dyshimt, por ende nuk e dinë identitetin e viktimës.

Për Syleviqin është thënë se është i përshirë në shumë vrasje të pasluftës, përfshirë edhe vrasjet politike. Ai ishte pranuar në Policinë e Kosovës pas lufte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat