Takimi misterioz mes Fadil Syleviqit dhe të arrestuarit të parë të Gjykatës Speciale – “Dyshimet për vrasjen e një zyrtari të LDK-së”

Aktuale

Takimi misterioz mes Fadil Syleviqit dhe të arrestuarit të parë të Gjykatës Speciale – “Dyshimet për vrasjen e një zyrtari të LDK-së”

Nga: N. H Më: 15 janar 2021 Në ora: 17:43
Fadil Syleviqi dhe i arrestuari i parë Gjykatës Speciale, Salih Mustafa

Ish-zyrtari i policisë së Kosovës, Fadil Syleviqi, është gjetur sot i vdekur te liqeni i Badovcit. Kështu kanë bërë të ditur burime policore.

Ende nuk janë sqaruar saktësisht rrethanat e vdekjes së tij, ndërsa siç është mësuar i njëjti është gjetur pa shenja jete në afërsi të Liqenit të Badovcit.

Ish-zyrtari i Policisë së Kosovës dyshohet se ka qenë edhe dëshmitar i Gjykatës Speciale.

Mirëpo, cila ishte lidhja e Syleviqit me të arrestuarin e parë Gjykatës Speciale, Salih Mustafa.

Image
Syleviqi dhe Mustafa

Një foto kishte qarkulluar vitin e kaluar, menjëherë pas arrestimit të Sali Mustafës, ky i fundit ish-agjent i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK) për Prishtinë. Mustafa nga Specialja akuzohet për vrasje, torturë e trajtim mizor.

Ndërsa, gazetari Milaim Zeka përmes një shkrimi të publikuar në Facebook, kishte deklaruar se i arrestuari i parë i Gjykatës Speciale akuzohet edhe për vrasjen e një zyrtari të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Arrestimi që ka ndodhur sot në zyrat e FSK-së, është tepër serioz. Personi i arrestuar në Prishtinë, sipas burime brenda Prokurorisë, akuzohet për disa vrasje gjatë luftës, dhe të paktën për një vrasje të pasluftës, të një personaliteti dhe zyrtari të lartë të LDK-së”, kishte deklaruar Milaim Zeka menjëherë pas arrestimit të Mustafës.

Image
Shkrimi i Milaim Zekës në Facebook.

Fadil Syleviqi ka qenë pjesëtar i Policisë së Kosovës, ndërsa emri i tij është i njohur sepse ka qenë pjesë e akuzave publike. Vëllezërit Ramadani dhe Kiqina, të dënuar për vrasjen e pesë anëtarëve të familjes Hajra në vitin 2001. Ata e kanë akuzuar Syleviqin se ua ka montuar rastin.

Image
Ky është vendi ku u gjet i vdekur ish-polici, Fadil Syleviqi
Image
Ky është vendi ku u gjet i vdekur ish-polici, Fadil Syleviqi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat