Baraliu kritikon Kurtin: Po të ishte i sinqertë, do ta linte Osmanin në vend të parë e veten në ...

Aktuale

Baraliu kritikon Kurtin: Po të ishte i sinqertë, do ta linte Osmanin në vend të parë e veten në ...

Nga: A.Zh Më: 15 janar 2021 Në ora: 19:47
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Analisti shqiptar në Amerikë Bleron Baraliu, ka kritikuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, për renditjen në listën e kandidatëve për deputetë nga kjo parti.

Ai ka thënë se po të ishte i sinqertë në kauzën kombëtare, Kurti do ta vendoste Vjosa Osmanin në numrin një në listë e veten numër 55, përcjell Bota sot.

Baraliu ka ironizuar me Kurtin, duke thënë se “baba” vendos për 75-100% të gjërave.

Postimi i Baraliut në Facebook:

Me pas qenë Albini inteligjent, konfident, i sinqertë, i përkushtuar përtej bindjeve mesaonike, dhe strateg largpamës në shërbim të kauzës dhe vetëm kauzës kombëtare, veten do ta vendoste numër 55 në listë dhe të deklaronte: në dy krahët e mi janë gjithë ekipi im, ekipi ynë.

Vjosën, sado që nuk e meriton, mund ta linte në vend të parë, edhe për të rikujtuar që gratë shqiptare janë 55-fish më efikase e progresive se burrat.

Por, koha e guximit dhe anti-paranojës është shuar pas specit djegës të renditjes alfabetike me 2010 dhe ndarjes së PSD më 2016. Tani jemi në epokë gafurriane ku baba vendos për 75-100% të gjërave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat