Analisti serb: Lajçak po e luan Kurtin, nuk po e kupton dinamikën e Kosovës e SHBA-së

Aktuale

Analisti serb: Lajçak po e luan Kurtin, nuk po e kupton dinamikën e Kosovës e SHBA-së

Më: 15 janar 2021 Në ora: 20:05
Albin Kurti, Miroslav Lajçak

Deklarata e Miroslav Lajcak, se marrëveshja e Uashingtonit nuk është detyruese, është për t’u habitur, vlerëson analisti Dusan Janjiç, i cili beson se i dërguari special i BE për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës dëshiron të vazhdojë praktikën e Federica Mogherini për të mos bërë asgjë.

Janjiç gjen një bazë për vërejtje në një tjetër deklaratë të Lajçak – se nuk do të ketë dialog derisa të zhvillohen zgjedhjet në Kosovë dhe derisa Kosova të marrë një qeveri të fortë.

“Unë nuk e di se a e di ai rezultatin e zgjedhjeve? Kam frikë se ai është përsëri gabim. Lajçak po e luan (Albin) Kurtin dhe nuk po e kupton dinamikën e Kosovës ose Amerikës”, tha Janjic për Tanjug, duke theksuar justifikimet e vazhdueshme në lidhje me zgjedhjet dhe duke kujtuar praktikën dhe rezultatin e Mogherinit.

Ai, tutje, e vlerëson marrëveshjen e Uashingtonit si obligative për dy shtetet respective.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat