Tha se LDK-ja nuk ka arsye që të ekzistojë, mikut të Baton Haxhiut i vjen kundërpërgjigjja: Nuk po mund t’ia falin Rugovës...

Aktuale

Tha se LDK-ja nuk ka arsye që të ekzistojë, mikut të Baton Haxhiut i vjen kundërpërgjigjja: Nuk po mund t’ia falin Rugovës...

Nga: N. H Më: 15 janar 2021 Në ora: 22:55
LDK

Gazetari, Armand Shkullaku, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka arsye që të ekzistojë pas zgjedhjeve të përgjithshme të 14 shkurtit.

Shkullaku parashikoi që në Kosovë po shkohet sikur në Shqipëri që të krijohen një sistem bipolar mes dy partish të mëdha – Lëvizjes Vetëvendosje në të majtën dhe Partinë Demokratike të Kosovës në të djathtën.

E, ndaj këtyre deklaratave ka reaguar njohësi i çështjeve politike, Nexhat Haziri.

Haziri në Facebook, shkruan se, pinjollët e komunistëve assesi nuk po mund ta falin Ibrahim Rugovën dhe LDK-në që kurrë nuk ua nderuan “babin e kombit”, monstrumin Enver Hoxhën.

Ja shkrimi i tij:

Image
Nexhat Haziri

Armand Shkullaku: Pas këtyre zgjedhjeve nuk shoh arsye pse LDK të ekzistojë

Pinjollëve të komunistëve nga PKSH-ja e themeluesve Milladin Popoviq dhe Dushan Mugosha, si duket asesi nuk po mund t’ia falin Ibrahim Rugovës dhe LDK-së që kurr nuk ua nderuan “babin e kombit”, monstrumin Enver Hoxhën. Pamarrëparasyshë këto përjargie e mbllaqitje të shkullaqëve, LDK-ja si autore e Republikës dhe kosovacentrizmit do të vazhdojë së funksionuari, si një gardiane e vlerave euro-perendimore, nga të cilat friksohen soji i shkullaqëve (n.h)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat