Kryeziu: Kurtin e Osmanin i ka bërë bashkë populli

Aktuale

Kryeziu: Kurtin e Osmanin i ka bërë bashkë populli

Më: 15 janar 2021 Në ora: 23:45
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Ish-deputeti i VV’së Taulant Kryeziu thotë se 14 shkurti do të jetë referendum.

“Unë mendoj që binomi Kurti – Osmani e përcakton 14 shkurtin në termin e asaj që nuk po flitet për garë. Kjo është një referendum i dy figurave që në zgjedhjet e 6 tetorit kanë marrë më shumë se 350 mijë vota nga qytetarët e vendit’, tha ai në emisionin DPT te Fidani.

“Kjo u tentua të kontrabandohej nga humbësit dhe qytetarët kanë vendosur që më 14 shkurt më së paku me dyfishu rezultat. S’spo bëjmë fjalë me shku një qeveri e me ardhë një tjetër, po bëjmë fjalë për me bo një ndryshim më të madh në vend”, shtoi ai.

“Ky binom është binom që e ka zgjedh populli. Populli i ka bërë bashkë këta të dy. Populli ka përcaktuar rrugëtimin e tyre politik. Ka qenë diçka e natyrshme. Veç pazar nuk është. Është dakordësi”, thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat