PDK: Kurti të ballafaqohet me Hoxhajn, le ta marrë edhe Vjosa Osmanin me vete

Aktuale

PDK: Kurti të ballafaqohet me Hoxhajn, le ta marrë edhe Vjosa Osmanin me vete

Më: 16 janar 2021 Në ora: 00:18
Betim Gjoshi

Betim Gjoshi nga PDK ka thënë se lideri i VV-së Albin Kurti e Vjosa Osmani e cila në zgjedhjet e shkurtit ka dalë me iniciativë të veten e që i është bashkuar një liste të përbashkët me VV-në, duhet të ballafaqohen në debat me Enver Hoxhajn.

Ai në Interaktiv tha se programi i PDK-së do t’i prekë të gjitha kategoritë dhe se sipas tij, një të tillë nuk e ka asnjë parti tjetër.

“Kandidati ynë për kryeministër për të gjitha fushat u ka kërkuar debat liderit të VV-së dhe le ta marrë edhe Vjosën me vete, ta shohin çfarë programi ka për Kosovën.

Osmani përballë Hoxhajt, ta shohim programin që kemi ne, që trajton të gjithë qytetarët, punëtorët, sektorin privat, kategoritë sociale, mësuesit, mjekët, kategoritë e dala nga lufta, ndërmarrësit, të gjitha kategoritë. Të tjerët kanë pasë vetëm gjuhë urrejtëse ndaj tjerëve, nuk kemi pa asgjë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat