Nuk e ndalin “luftën” kundër Albin Kurtit, simpatizantët e PDK-së publikojnë një video të rrallë – çfarë po paralajmërojnë?

Aktuale

Nuk e ndalin “luftën” kundër Albin Kurtit, simpatizantët e PDK-së publikojnë një video të rrallë – çfarë po paralajmërojnë?

Nga: N. H Më: 16 janar 2021 Në ora: 12:20
Albin Kurti

Një faqe në rrjetin social Facebook, e titulluar “Simpatizantët e PDK-së”, ka publikuar një video të rrallë të kandidatit për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Kjo video, sipas “Simpatizantëve të PDK-së”, demaskon karrierën 25 vjeçare të liderit të Vetëvendosjes.

Edhe pse zyrtarisht nuk ka filluar fushata zgjedhore, tashmë partitë politike kanë filluar aktivitetet e tyre në teren.

Përveç kësaj, “luftë” e madhe është duke u zhvilluar edhe në rrjetet sociale. Faqe të ndryshme, prapa të cilave qëndrojnë partitë politike dhe simpatizantët e subjekteve të ndryshme, po vazhdojnë të publikojnë foto dhe video, të ngjashme sikurse kjo që kanë publikuar “Simpatizantët e PDK-së”.

Kujtojmë se Partia Demokratike e Kosovës ka kandiduar Enver Hoxhajn për pozitën e kryeministrit në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë. Edhe pse ende zyrtarisht, Kurti shihet si kandidati i VV-së për kryeministër.

Në vazhdim mund ta shikoni videon:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat