Ramiz Lladrovci prezanton aderimin e ri në PDK!

Aktuale

Ramiz Lladrovci prezanton aderimin e ri në PDK!

Nga: N.Sh Më: 16 janar 2021 Në ora: 13:18
Ramiz Lladrovci dhe Florim Gara

Kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka prezantuar një aderim të ri në PDK.

Lladrovci përmes një postimi në Facebook, shkruan se, PDK-së iu bashkua Florim Gara.

Sipas tij, Gara është mastër i kimisë, inxhinier dhe veprimtar i dëshmuar, kontribues konsekuent i vlerave të shtetit tonë.

Postimi i plotë:

Vizioni dhe puna jonë për Drenasin dhe Kosovën, po konfirmohet me ardhjet e vazhdueshme, duke na bërë jo vetëm krenar por edhe përgjegjës për besimin qytetar.

Sot, na u bashkua në rrugën e fitores së PDK-së, shoku i shkollës dhe miku im, Florim Gara, mastër i kimisë, inxhinier dhe veprimtar i dëshmuar, kontribues konsekuent i vlerave të shtetit tonë.

Mirëpresim aderimet e paralajmëruara nga qytetarët dhe subjektet tjera politike, të cilat vlerësojnë punën dhe përkushtimin tonë politik dhe institucional.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat