Shasha: Demokracia brenda LDK-së është një farsë, nuk dallon nga VV, PDK apo AAK

Aktuale

Shasha: Demokracia brenda LDK-së është një farsë, nuk dallon nga VV, PDK apo AAK

Nga: A.Zh Më: 16 janar 2021 Në ora: 14:26
Demush Shasha

Demush Shasha, drejtor i Instituti EPIK, i ka quajtur “të prishura proceset demokratike në Lidhjen Demokratike të Kosovës”.

Ai ka krahasuar procesin zgjedhor të CDU-së me atë të LDK-së, duke thënë se kjo e nxjerr në pah që demokracia brenda LDK-së me të vërtet është një farsë, përcjell Bota sot.

Shasha ka treguar se në garë për Kryetar të CDU-së ishin 3 kandidatë, derisa në LDK në garë ka vetëm një kandidat. Për këtë, ai ka përmendur rastin e Fatmir Sejdiut, të cilit LDK-ja ia kishte refuzuar kandidaturën herën e kaluar.

“Në këtë kontekst, çfarë e dallon pra LDK-në nga demokracia në VV, PDK apo AAK? Fakti që znj. Tërmkolli ka pasur të drejtë të kundërshtojë Kryetarin dhe të mos përjashtohet? Qesharake”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Janë dy gjëra më të mbivlerësuara në vend: estrada dhe demokracia brenda LDK-së. Edhe pse për të parën nuk jam i sigurt.

Se sa të prishura janë proceset demokratike të LDK-së tregon më së miri ajo për çfarë ata ironikisht më së shumti mburren – anëtarësimi në familjen më të madhe Evropiane politike.

Sot parti simotër Gjermane e LDK-së ka zgjedhur Kryetarin e saj të ri. Krahasimi i procesit zgjedhor të CDU-së me atë të LDK-së e nxjerr në pah atë çfarë demokracia brenda LDK-së me të vërtet është – një farsë.

Në garë për Kryetar të CDU-së kanë qenë 3 kandidatë. Secili kandidat përfaqëson një karrierë të begatshme politike brenda CDU-së. Me fjalë të tjera nuk është kukull e askujt.

Secili kandidat ka bërë të qarta pozicionet e tij politike – nga çështjet sikur migrimi, e ardhmja e BE-së e deri te partneriteti me SHBA. Po ashtu, secili kandidat ka bërë të qartë se si duhet të duket e ardhmja e partisë. Dhe çfarë është shumë me rëndësi është se çdo gjë ka qenë PUBLIKE.

Votimi nga 1,001 delegatë nuk ka qenë i para caktuar. Madje edhe në ditët e fundit gara në mes kandidatëve ka qenë shumë e afërt. Disa sondazhe të fundit e kanë nxjerr z. Friedrich Merz si favorit kryesor.

Sot, në raundin e parë të votimit z. Merz me të vërtet rezultojë kandidati më i votuar, duke e kaluar z. Laschet për vetëm 5 vota. Sidoqoftë, ne raundin e dytë, pas eliminimit të kandidatit të tretë z. Rottgen, z. Laschet përmbysi rezultatin dhe fitoj garën për pasardhës të Merkelit me një dallim prej vetëm 55 votave.

Eh tash, krahasoni këtë me procesin e zgjedhjes së Kryetarit të LDK-së. Absolutisht asgjë nga këto, dhe asnjëherë, nuk kemi parë në zgjedhjet e LDK-së. Herën e kaluar LDK-ja refuzoi në tërësi kandidaturën e z. Sejdiu për Kryetar LDK-së. Pra, në garë ishte vetëm një kandidat. Rrjedhimisht, partia është privuar nga çfarëdo diskutimi demokratik për të ardhmen e saj apo të vendit. Dhe në fund, i gjithë ky proces është organizuar sikur të ishte një ndërmarrje kriminale – ZERO transparencë: me dyert të mbyllura dhe votën e fshehtë.

Në këtë kontekst, çfarë e dallon pra LDK-në nga demokracia në VV, PDK apo AAK? Fakti që znj. Tërmkolli ka pasur të drejtë të kundërshtojë Kryetarin dhe të mos përjashtohet? Qesharake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat