Avdullah Hoti, Fehmi Cena e Ibrahim Kryeziu, kandidatë për deputetë nga dega e LDK-së në Rahovec

Aktuale

Avdullah Hoti, Fehmi Cena e Ibrahim Kryeziu, kandidatë për deputetë nga dega e LDK-së në Rahovec

Më: 16 janar 2021 Në ora: 14:50
Avdullah Hoti

Dega e LDK-së në Rahovec ka publikuar emrat e kandidatëve për deputetë nga kjo komunë.

Përveç Avdullah Hotit, që është edhe i nominuari për kryeministër nga LDK-ja, kjo degë ka vendosur që në listë të hyjnë edhe Fehmi Cena e Ibrahim Kryeziu.

Postimi i plotë:

LDK dega Rahovec pas konsultave dhe takimeve me strukturat në këto zgjedhje të jashtzakonshme parlamentare ka nominuar kandidatët për deputet.

LDK – dega Rahovec është e privilegjuar që kryetarin e degës kryeministrin aktual prof.Dr. Avdullah Hoti ka të nominuar për kryeministër të vendit.

Me knaqësi dhe besim të plotë janë nominuar për deputet:

Doktor Fehmi Cena dhe

Dr.Ibrahim Kryeziu.

LDK – dega Rahovec fton të gjithë aktivistët dhe strukturat që të angazhohen që me 14 shkurt të kemi përsëri kryemnistër të vendit prof.Dr. Avdullah Hoti dhe që zëri ynë në legjislaturën e re të jenë Doktor Fehmi Cena dhe Dr. Ibrahim Kryeziu.

LDK Rahovec.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat