“Ramizi e çoi Thaçin në Hagë për zhdukjen e Hallaqit”, Lladrovci i reagon Kajtazit – ja çka e paralajmëron

Aktuale

“Ramizi e çoi Thaçin në Hagë për zhdukjen e Hallaqit”, Lladrovci i reagon Kajtazit – ja çka e paralajmëron

Nga: A.Zh Më: 16 janar 2021 Në ora: 15:47
Ramiz Lladrovci

Kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, i ka reaguar gazetarit Vehbi Kajtazi, i cili e ka akuzuar atë se është ndër personat që e ka dërguar Hashim Thaçin në Hagë për rastin e Behajdin Hallaqit.

“Ramiz Lladrovci, ti je njëri prej atyre që e ke çu Hashim Thaçin në Hagë për zhdukjen/vrasjen e Bejhadin Hallaqit”, ka shkruar Kajtazi në Twitter.

Lladrovci e ka quajtur shpifje këtë deklaratë të Kajtazit, duke paralajmëruar padi ndaj tij, përcjell Bota sot.

Postimi i tij në Facebook:

Kam pritur reagime nga dje kur preka në plagë të pashëruar, por nuk e kam pritur nga Vehbi Kajtazi.

Nëse sistemi ynë gjyqësor do ishte më efikas, shpifjet që më janë bërë ndër vite, do të kishin epilog dhe do të mblidhnin mend shpifësit.

Të hënën do të shtohet edhe një padi për shpifje, kundër Vehbi Kajtazit.

Pres sjellje më dinjitoze se kolegu i tij i cili për të njëjtën shpifje thoshte se portalet i kanë fajet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat