Ky është veprimi i Nismes ndaj zyrtarit të saj që aderoi në PDK

Aktuale

Ky është veprimi i Nismes ndaj zyrtarit të saj që aderoi në PDK

Më: 16 janar 2021 Në ora: 15:56
Foto Ilustrim

Pas njoftimit se ish-kryetari i degës së Nisma-s, Sami Hajdaraj i është bashkuar PDK-së, ish-partia e tij ka reaguar duke thënë se Hajdaraj është liruar nga pozita për shkak të pazareve politike.

Nisma përmes një postimi në Facebook ka kërkuar nga përkrahësit e tyre në qytetin e Therandës që të mos bien pre e shantazheve dhe presioneve.

“Njoftojmë opinionin publik se me propozim të degës së Nismës Socialdemokrate në Therandë, NISMA para dy dite e ka liruar nga detyra, ish kryetarin e degës, Sami Hajdaraj, për shkak të neglizhencës në çështjet organizative të degës dhe për shkak të pazareve politike.

Ftojmë përkrahësit tonë në këtë qytet që të mos bien pre e shantazheve dhe presioneve të pazargjinjve, por të vazhdojnë aktivitetin e tyre në funksion të mbështetjes së projektit tonë për mbrojtjen e vlerave kombëtare.

Ju bëjmë thirrje të gjitha strukturave dhe simpatizantëve të Nismës në Therandë, që të mobilizohen fuqishëm drejt qëllimit tonë të përbashkët në zgjedhjet e 14 shkurtit”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, sot kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, përmes një statusi ka treguar se Sami Hajdaraj, kryetari i NISMA-s iu është bashkangjitur PDK’së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat