Kuçi: Arroganca e Kurtit sapo ka filluar, ja pse e refuzoi ftesën për debat

Aktuale

Kuçi: Arroganca e Kurtit sapo ka filluar, ja pse e refuzoi ftesën për debat

Nga: A.Zh Më: 16 janar 2021 Në ora: 16:01
Albin Kurti

Natyra Kuçi nga Partia Socialdemokrate (PSD), ka reaguar pasi kandidati për kryeministër nga Levizja Vetëvendosje Albin Kurti, i është përgjigjur negativisht ftesës për debat televiziv me kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj.

Kuçi e ka quajtur këtë “arrogancë” të Kurtit, duke thënë se ajo vetëm sa ka filluar, përcjell Bota sot.

Sipas saj, lideri i VV-së ka poshtërimin si instrument ndaj kundërshtarit.

Postimi i Kuçit në Facebook:

Arroganca e Kurtit sapo ka filluar. Ai ka instrument ndaj kundërshtarit poshtërimin. Dëshira për të qenë i pari dhe i pakrahasueshëm me tjerët dhe cilësimi i votës për të si vullnet absolut i popullit përmes “referendumit”, ndërron kuptimin e zgjedhjeve. Mos ballafaqimi në debate e ka këtë funksion. I pari nuk debaton, ai predikon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat