“Si çdoherë, bashkë”, konfirmohet bashkimi i Donika Gërvallës me Vjosa Osmanin

Aktuale

“Si çdoherë, bashkë”, konfirmohet bashkimi i Donika Gërvallës me Vjosa Osmanin

Nga: A.Zh Më: 16 janar 2021 Në ora: 16:26
Donika Gërvalla dhe Vjosa Osmani

Vjosa Osmani ka konfirmuar se ish-aktivistja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Donika Gërvalla, i është bashkuar iniciativës së saj “Guxo”.

Osmani ka publikuar një fotografi në Facebook me Gërvallën, duke konfirmuar bashkëpunimin e tyre, përcjell Bota sot.

“Si çdoherë, bashkë”, ka shkruar Osmani sipër fotos.

Gërvalla pritet të përfshihet në listën e kandidatëve për deputetë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, me të cilën ka marrëveshje Vjosa Osmani.

Gërvalla ishte kryetare e degës së LDK-së në Gjermani në periudhën 2015-2018./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat