Vjen reagimi i parë pas aderimit të Vasfije Krasniqit në Vetëvendosje

Aktuale

Vjen reagimi i parë pas aderimit të Vasfije Krasniqit në Vetëvendosje

Nga: A.Morina Më: 16 janar 2021 Në ora: 17:56
Vasfije Krasniqi

Vasfije Krasniqi zyrtarisht ka shpallur kandidaturën e saj si deputete në zgjedhjet e 14 shkurtit, në kuadër të listës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje.

Pas këtij vendimi, ka reaguar Ehat Miftaraj nga Insitituti i Kosovës për Drejtësi, i cili e ka mirëpritur kandidimin e Krasniqit për deputete në zgjedhjet e ardhshme.

"Vasfije Krasniqi deputete në Kuvendin e Kosovës është vlerë mbi vlerat. Askush si Vasfija si mbron të drejtat e viktimave të luftës", shkroi Miftaraj në Facebook, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Vasfije Krasniqi deputete ne Kuvendin e Kosoves eshte vlere mbi vlerat.

Askush si Vasfija si mbron te drejtat e viktimave te luftes.

Pres nga e njejta ne çdo seance te Kuvendit te ua perkujtoj deputeteve se per viktimat e luftes duhet te flitet dhe punohet çdo dite, dhe jo vetem ne fushata elektorale per vota dhe per marketing politik gjate perkujtimit te masakrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat