Hoti: LDK-ja, ka listën me kandidatët më të mirë dhe është e gatshme të përballet me çdo sfidë që del përpara

Aktuale

Hoti: LDK-ja, ka listën me kandidatët më të mirë dhe është e gatshme të përballet me çdo sfidë që del përpara

Më: 16 janar 2021 Në ora: 20:57
Foto nga takimi

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka takuar strukturat e degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Deçan.

Kandidati për Kryeministër, Avdullah Hoti, falënderoi kryesinë, anëtarët dhe simpatizantët për angazhimin e tyre të palodhshëm për fitoren e LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Shtëpia jonë politike ka pasur shumë furtuna, por ne gjithmonë kemi dalur ballëhapur dhe faqebardhë, do të dalim edhe në këto zgjedhje. Me 14 shkurt, qytetarët do të votojnë për LDK-në, për të vazhduar qeverisjen e mirë, menaxhimin e sukseshëm të pandemisë dhe mbështetjen për qytetarët  dhe bizneset vendore.
Që nga ardhja ime në krye të Qeverisë, kemi forcuar marrëdhëniet me SHBA-të dhe BE-në, kemi larguar nga tavolina e dialogut çështjen e shkëmbimit të territoreve, kemi sjellur njohjen e Izraelit.

Kosovës i duhet normalitet sikur çdo vend evropian, këtë ua garanton vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës”, tha midis tjerash kryeministri Hoti.

Ai nënvizoi se kur e morri qeverisjen, Kosova përballej me kërcënimin për largimin e forcave të ushtrisë amerikane, ndërsa sot FSK-ja po merr pjesë nê misione paqeruajtëse me gardën e Ajovës.

Hoti theksoi se, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka listën me kandidatët më të mirë dhe është e gatshme të përballet me çdo sfidë që del përpara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat