Nipi i Adem Grabovcit kandidon sërish për deputet nga radhët e PDK-së

Aktuale

Nipi i Adem Grabovcit kandidon sërish për deputet nga radhët e PDK-së

Më: 16 janar 2021 Në ora: 21:19
Nipi i Adem Grabovcit, Valon Grabovci

Valon Grabovci, nipi i Adem Grabovcit do t’i hyjë sërish garës për deputet.

Ai do të kandidojë me numrin 49 në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Për kandidimin e tij ai ka folur edhe me anë të një postimi në Facebook, teksa ka falënderuar partinë për besimin e dhënë.

Postimi i plotë:

Të dashur familjar, miq, qytetarë të Pejës dhe gjithë Kosovës, anëtar dhe simpatizant të Partisë Demokratike të Kosovës,

Ju njoftoj se jam pjesë e listës kandiduese të Partisë Demokratike të Kosovës për deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës me numer #49, e cila është lista fituese e zgjedhjeve të 14 Shkurtit!

Falënderoj kryesin dhe ushtruesin e detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës z. Enver Hoxhaj dhe të gjitha strukturat për besimin dhe kandidimin tim.

Kryeministri i ardhëshem z.Enver Hoxhaj është bartësi i fitores së madhe dhe më të rëndësishme për PDK-në dhe Kosovën!

Të bashkuar, si kurrë më parë, për fitoren e Republikës së Kosovës! Për fitoren e cila i dedikohet themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Partisë Demokratike të Kosovës dhe vet shtetit të Kosovës, që sot padrejtësisht, gjenden në Hagë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat