Pse mbeti jashtë listës së PDK-së djali i Ukshin Hotit? Flet Andin Hoti

Aktuale

Pse mbeti jashtë listës së PDK-së djali i Ukshin Hotit? Flet Andin Hoti

Më: 16 janar 2021 Në ora: 21:22
Andin Hoti

Lajmi se i biri i Ukshin Hotit, Andini,është lënë jashtë listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, ka bërë që ky i fundit të reagoj.

Andini, përmes një shkrimi në Facebook, ka njoftuar se ka qenë kërkesë e tij që të mos përfshihet në listë

"Duke qenë gjithmonë mirënjohës ndaj jush, për përkrahjen e vazhdueshme dhe të përzemërt, ju njoftoj që unë nuk jam 'lënë' jashtë listes së kandidatëve për deputet, përkundrazi, ka qenë kërkesë e imja që mos të përfshihem në garen për Deputet të kësaj legjislature" ka shkruar Hoti.

Postimi i plotë

"M'paskan lënë jashtë" n'këtë ftoftë!

Ju përgëzoj për 'kreativitetin' e titujve të mediave.

Të dashur miq,

Shumë të respektuar bashkëkombas,

Duke qenë gjithmonë mirënjohës ndaj jush, për përkrahjen e vazhdueshme dhe të përzemërt, ju njoftoj që unë nuk jam 'lënë' jashtë listes së kandidatëve për deputet, përkundrazi, ka qenë kërkesë e imja që mos të përfshihem në garen për Deputet të kësaj legjislature, dhe i falenderoj z. Qazim Qeska dhe Degën e PDK-së në Rahovec për ofrimin e mbështetjës për kandidat, Liderin e PDK-së z. Kadri Veseli, Kryetarin aktual z. Enver Hoxhaj, Kryesinë dhe të gjithë anëtarët e PDK-së që e kan ofruar mbështetjen e tyre që të jem pjesë e kësaj liste.

Për arsye personale e familjare nuk kam mundur të jem kandidat i kësaj legjislature.

Natyrshëm që do t'jem në shërbim të atdheut dhe popullit tim, për aq sa marrë frym, në çdo formë që mundem.

Juaji,

Andin Hoti

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat