11 kandidatë të LVV-së për deputetë janë me aktakuza

Aktuale

11 kandidatë të LVV-së për deputetë janë me aktakuza

Më: 16 janar 2021 Në ora: 21:44
Lëvizja Vetëvendosje

Instituti i Kosovës për Drejtësi përmes një komunikate ka deklaruar se në listën zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje janë 11 kandidatë me aktakuza dhe dy të tjerë me me dënime të plotfuqishme gjatë 3 viteve të fundit.

Sipas IKD-së, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, janë të dy të dënuar me aktgjykim të formës së prerë, ndërkaq, Glauk Konjuca, Arbërie Nagavci, Mimoza Kusari – Lila, Xhelal Sveçla, Fitore Pacolli, Valon Ramadani, Jetmire Vrenezi, Drita Millaku, Ekrem Mustafa, Sali Zyba janë të gjithë në proces gjyqësor.

“Ekipi i monitoruesve dhe hulumtuesve të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) ka hulumtuar integritetin e kandidatëve të partive politike të përfshirë̈ në listat zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme, të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021. Gjetjet e hulumtimit të IKD-së tregojnë̈ se në listën zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) nga 110 kandidatë për deputetë, janë 11 kandidatë me aktakuza dhe 2 kandidatë me dënime të plotfuqishme gjatë 3 viteve të fundit”, thuhet në komunikatën e IKD-së.

Duke qenë se IKD është e vetmja organizatë, e cila monitoron sistematikisht trajtimin e rasteve në sistemin e drejtësisë, në vazhdim pasqyron në mënyrë detajuar, të gjitha informacionet për këta kandidatë të LVV-së:

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat