Tetë kandidatë për deputetë nga AAK me aktakuza aktive – shtatë prej tyre gjykimi është në proces në shkallë të parë

Aktuale

Tetë kandidatë për deputetë nga AAK me aktakuza aktive – shtatë prej tyre gjykimi është në proces në shkallë të parë

Më: 16 janar 2021 Në ora: 21:58
Foto Ilustrim

Ekipi i monitoruesve dhe hulumtuesve të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) ka hulumtuar integritetin e kandidatëve të partive politike të përfshirë në listat zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme, të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021.

Gjetjet e hulumtimit të IKD-së, tregojnë se në listën zgjedhore të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) nga 110 kandidatë për deputetë, janë tetë (8) kandidatë ndaj të cilëve ka aktakuza aktive. Për shtatë (7) prej tyre, gjykimi është në proces në shkallë të parë, kurse për një (1) kandidat rasti është kthyer në rigjykim dhe është në proces në shkallë të parë.

Duke qenë se IKD është e vetmja organizatë, e cila monitoron sistematikisht trajtimin e rasteve në sistemin e drejtësisë, në vazhdim pasqyron në mënyrë detajuar, të gjitha informacionet për këta kandidatë të AAK – së.IKD vazhdimisht ka avokuar për dekriminalizimin e skenës politike, duke kërkuar nga partitë politike që të ngritin integritetin e listave zgjedhore me kandidatë që nuk kanë probleme me ligjin.

IKD thekson se këto të dhëna janë mbledhur nga monitorimi sistematik i seancave gjyqësore publike. Pra, ka mundësi, sikurse ka ndodhur në praktikën gjyqësore, që të ketë aktakuza të ngritura ndaj politikanëve të caktuar, që mund të jenë në këto lista, por të cilat nuk janë bërë publike ende.

IKD thekson se do të hulumtojë edhe ditët në vazhdim, për të kompletuar secilin informacion mbi secilin kandidat që gjendet në listat zgjedhore.

Po ashtu, IKD do të publikojë të dhënat e të gjithë kandidatëve që janë në listat zgjedhore të të gjitha partive politike dhe koalicioneve, duke u bazuar në të dhënat e monitorimit nga sistemi i drejtësisë.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat