Kjo është partia e cila nuk ka asnjë të akuzuar dhe asnjë të dënuar

Aktuale

Kjo është partia e cila nuk ka asnjë të akuzuar dhe asnjë të dënuar

Më: 16 janar 2021 Në ora: 22:24
Vjosa Osmani

Ehati Miftaraj nga IKD ka bërë të ditur se deri më tani, asnjë kandidat nga lista e ushtrueses së detyrës së Presidentit, Vjosa Osmanit nuk është i akuzuar, apo edhe dënuar.

Lista e Vjosa Osmani e vetmja deri me tani pas asnje te akuzuar, asnje te denuar.  Super liste, super integritet.  Kuvendi qe duam”, ka shkruar ai në Facebook.

Ekipi i monitoruesve dhe hulumtuesve të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) ka hulumtuar integritetin e kandidatëve të partive politike të përfshirë në listat zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme, të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021.

Nga ky hulumtim është gjetur se në partitë; VV, PDK dhe LDK ka kandidatë të akuzuar dhe dënuar për vepra të ndryshme penale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat