Analisti nga Amerika tregon pse i rrjedhi loti kur pa listën e VV-së

Aktuale

Analisti nga Amerika tregon pse i rrjedhi loti kur pa listën e VV-së

Nga: M.H Më: 16 janar 2021 Në ora: 23:43
LVV

Analisti politik nga Amerika Bleron Baraliu përmes një postimi në facebok ka komentuar listen e kandidatëve për deputet nga radhët e VV-së.

Baraliu thotë që ndjehet e befasuar që 5 nga 10 kandidatët e parë në listën e VV-së janë nga gjinia e mençur, transmeton “Bota sot”.

Më tej analisti thotë që ka filluar të ketë bindjen që Kurti është shkurtpamës në politikë dhe se një lot më ka rrjedhur kur paramenova sa më më përpara do të ishim nëse burrat do të pauzonin veç një dekadë.

Postimi i plotë

Hej hej!: 5 nga 10 kandidatët e parë në listën e VV janë nga gjinia më e mençur . Për këtë jam i befasuar dhe shpreh respekt për zotniun Kurti. Më ka lëvizë papritmas nga bindja se ai është disi natyralisht shkurtpamës në politikë. Një lot më ka rrjedhur kur paramendova sa më përpara do të ecte shoqëria jonë sikur burrat të pauzonin veç një dekadë! #neëparadigm #forcashqipe!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat