Germin: KQZ të ndalojë menjëherë procesin e verifikimit të aplikimit përmes telefonit

Aktuale

Germin: KQZ të ndalojë menjëherë procesin e verifikimit të aplikimit përmes telefonit

Më: 16 janar 2021 Në ora: 23:51
Foto Ilustrim

Organizata joqeveritare, Germin ka reaguar pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur të verifikojë aplikuesit për votim jashtë shtetit, duke thënë se aplikuesit po thirren me telefonata që paraqiten si anonime.

Ata e kanë quajtur skandaloz zbatimin e këtij vendimi.

Germin kanë kërkuar që KQZ ta ndalojë këtë proces menjëherë, pasi sipas tyre po cenohet e drejta e botës për pjesëtarët e diasporës.

Reagimi i plotë

REAGIM – SKANDALOZE!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar verifikimin përmes telefonit të aplikuesve për regjistrim për votim nga jashtë vendit me telefonata që paraqiten ‘ANONIME’ në telefonat e aplikuesve. Këtë gjë na e konfirmojnë raportimet e bashkatdhetarëve tanë, siç mund të shihet në fotot e mëposhtme.

Sikur të mos mjaftonte vendimi i padrejtë e kundër kushtetues i KQZ-së, zbatimi i tij është skandaloz. Kërkojmë nga KQZ ta ndaloj menjëherë këtë proces që cënon seriozisht të drejtën e votës për pjesëtarët e diasporës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat