Vlora Çitaku “mungon” në listën e PDK-së, Enver Hoxhaj thoshte: S’ka nevojë për ftesë

Aktuale

Vlora Çitaku “mungon” në listën e PDK-së, Enver Hoxhaj thoshte: S’ka nevojë për ftesë

Më: 16 janar 2021 Në ora: 23:56
Vlora Çitaku

Në listën e publikuar nga Partia Demokratike e Kosovës të kandidatëve për deputetë, mungon Vlora Çitaku.

Ajo nuk është pjesë e listës zgjedhore të kësaj partie.

E dy ditë më parë kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së Enver Hoxhaj në një konferencë për media la të kuptohet se Vlora Çitaku do të jetë pjesë e listës zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës.

“Vlora Citaku është pjesë e PDK-së dhe e pandashme e saj. Prandaj se kush do të jetë pjesë e listës më së paku Vlora do të ketë nevojë për ftesë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat