Kush është nr.9 i Vetëvendosjes? Njëri nga themeluesit e UÇK-së, që ishte përgjakur në protestat e vitit 2015

Aktuale

Kush është nr.9 i Vetëvendosjes? Njëri nga themeluesit e UÇK-së, që ishte përgjakur në protestat e vitit 2015

Nga: N. H Më: 17 janar 2021 Në ora: 07:06
Gani Krasniqi

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar emrat e kandidatëve për deputetët për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ish-kryetari i Malishevës, Gani Krasniqi, ka kandiduar për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës në listën e LVV-së, për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ai do të bart numrin 9 në listën zgjedhor.

Gani Krasniqi është ndër bashkëpunëtorët më të afërt të liderit të VV-së, Albin Kurti. Ndërsa, ikonike është fotoja e tij nga protestat e vitit 2015.

Image
Gani Krasniqi

Krasniqi gjatë luftës në Kosovë, ka qenë njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në zonën e Malishevës.

Krasniqi në vitin 1998 ka qenë i angazhuar në Këshillin Financiar me seli në Malishevë dhe ka ndihmuar në themelimin e celulave të para të UÇK-së dhe si drejtues i zonës së Malishevës dhe në formimin e shtabit të saj.

Pas luftës, në vitin 2003 Krasniqi ka qenë Kryetar i Komunës së Malishevës dhe kryetar i degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), i cili më pas ishte bërë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat