Haradinaj bën homazhe te varret e Jusuf e Bardhosh Gërvalla

Aktuale

Haradinaj bën homazhe te varret e Jusuf e Bardhosh Gërvalla

Më: 17 janar 2021 Në ora: 08:00
Jusuf e Bardhosh Gërvalla

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, bën homazhe në fshatin Dubovik të Deçanit, te varret e Heronjve Jusuf e Bardhosh Gërvalla. 

17 janari i vitit 1982, është dita kur u vranë në një atentat vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.

Edhe pse kanë kaluar 39 vjet, ajo ditë mbetet përgjithnjë e freskët me zinë e saj jo vetëm për familjet, por edhe për një numër njerëzish që kanë qenë të lidhur shpirtërisht e organizativisht me veprimtarët.

Atentati mbi dy vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka ka ndodhur në Untergrupenbach të Gjermanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat