​Haradinaj: Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka janë lajmëtaret e lirisë

Aktuale

​Haradinaj: Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka janë lajmëtaret e lirisë

Më: 17 janar 2021 Në ora: 08:54
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në 39 vjetorin e vrasjes së heronjve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka,ka bërë homazhe në fshatin Dubovik të Deçanit, ku tha se ata janë heronjët që motivuan gjeneratat tjera.

Haradinaj: Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka janë lajmëtaret e lirisë

“Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka por këtu pushon edhe nëna Ajshe, janë heronjët tanë, lajmëtaret e lirisë por edhe ata që na motivuan”, tha ai.

17 janari i vitit 1982, është dita kur u vranë në një atentat vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.

Atentati mbi dy vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka ka ndodhur në Untergrupenbach të Gjermanisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat