Plas shakaja me kandidatët për deputetë nga Nisma

Aktuale

Plas shakaja me kandidatët për deputetë nga Nisma

Më: 17 janar 2021 Në ora: 09:12
Fatmir Limaj

Partitë politike në garë për zgjedhjet e 14 shkurtit dje i kanë publikuar listat e plotë të kandidatëve për deputetë.

Një gjë të tillë nuk e ka bërë Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt, i cili kishte thënë se duhet të presim për të parë listën zgjedhore të kësaj partie.

Limaj ka treguar se ata i kanë dorëzuar emrat e kandidatëve për deputetë në KQZ, por ende nuk kanë vendosur për renditje.

Gjersa, Nisma nuk ka bërë publike emrat e kandidatëve të saj për deputetë, kanë filluar shakatë me kandidatët e saj.

Në një fotografi të publikuar në rrjetet sociale, shihet Limaj me disa fëmijë të vegjël, duke ironizuar me kandidatët e kësaj partie.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, Nisma Socialdemokrate me vështirësi ka kaluar pragun zgjedhor, ndërsa në këto zgjedhje ishte përfolur për një koalicion të mundshëm me PDK-në, por nuk ishte formuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat