Ishte në AAK, e këtë vit kaloi në VV-në e Kurtit, Bajrami jep alarmin për LDK-në: Do të jetë sa për numra - afër shuarjes këto parti

Aktuale

Ishte në AAK, e këtë vit kaloi në VV-në e Kurtit, Bajrami jep alarmin për LDK-në: Do të jetë sa për numra - afër shuarjes këto parti

Nga: N. H Më: 17 janar 2021 Në ora: 09:51
Albin Kurti

Mustafë Bajrami që para një vite kishte vendosur t’i bashkohet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në krye me Ramush Haradinaj, së fundi ka aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit.

Bajrami përkundër që nuk është pjesë e listës së kandidatëve për garën e zgjedhjeve të 14 shkurtit, ai ka bërë një parashikim interesant.

Ai shkruan se para shuarjes janë AKR-ja e Behgjet Pacollit, dhe NISMA e Fatmir Limajt.

Kurse, është i mendimit se do të mbesin vetëm Vetëvendosje dhe PDK-ja, kurse, për LDK-në shprehet se do të jetë si “diçka si LSI-ja e Shqipërisë, sa për numra”.

Ja shkrimi i tij:

Image
Mustafë Bajrami dhe Albin Kurti

Vazhdim i një statusi të para afër një muaji!

Pra, do të mbeten vetëm dy parti, plus një veç sa për numra. Domethënë, definitivisht përfunduan Partia e Drejtësisë, Lëvizja për Drejtësi, gati janë AKR-ja dhe Nisma, e pas tyre radhën e ka AAK-ja. Do të mbesin veç Vetëvendosje, PDK-ja, dhe LDK-ja diçka si LSI-ja e Shqipërisë. Sa për numra...!

P/S: Kjo prognozë nuk është (veç) se po kam dëshirë, por është realitet që s’ka fuqi që mund ta ndalë. Përveç nëse bëhet ndonjë mrrekulli a koha e mrrekullive ka mbaruar që moti...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat