Djali i Smajl Hajdarajt tregon pse i vranë babain – paralajmëron se kanë mbetur të vetmuar

Aktuale

Djali i Smajl Hajdarajt tregon pse i vranë babain – paralajmëron se kanë mbetur të vetmuar

Nga: N. H Më: 17 janar 2021 Në ora: 10:06
Smajl Hajdaraj

Sot është 19-vjetori i vrasjes së deputetit, Smajl Hajdaraj.

Shpëtim Hajdaraj, djali i zyrtarit të vrarë të LDK-së, Smajl Hajdaraj, ka reaguar përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.

Shpëtimi shkruan se Smajl Hajdarajn e vranë pasi ishte i vërtetë.

“I vërtetë si profesor, si profesionist, si aktivist, si luftëtar, si institucionalist, si sportist, si familjar. Në të gjitha rrethanat e thoje të vërtetën. Ta thuash të vërtetën është e rrezikshme, prandaj të vranë.”, shkruan Shpëtimi.

Tutje, ai po ashtu tregon se kanë mbetur edhe të vetmuar.

Ky reagim nga Hajdaraj vije edhe për shkak se Shpëtimi ani pse ishte pjesë e kabinetit të kryeministrit Kurti, nuk është përfshirë në listën e kandidatëve për zgjedhjet e 14 shkurtit nga radhët e LDK-së.

Smajl Hajdaraj ishte deputet i Kuvendit të Kosovës dhe komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Rugovë.

Ai u vra në një atentat më 17 janar 2002.

Hajdaraj është laureuar me Dekoratën “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Shqipërisë dhe Medaljen e Artë të Pavarësisë nga Presidenti i Kosovës.

Ja shkrimi i tij:

Image
Shpëtim Hajdaraj

I vërtetë. Prandaj të vranë.

I vërtetë si profesor, si profesionist, si aktivist, si luftëtar, si institucionalist, si sportist, si familjar.

Në të gjitha rrethanat e thoje të vërtetën.

Ta thuash të vërtetën është e rrezikshme , prandaj të vranë. Edhe sot pas 19 viteve, ende drejtësia nuk e tha të vërtetën tënde.

Angazhohemi (edhe pse jemi pjesërisht të vetmuar) për të vërtetën tënde.

Jemi krenar!

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat