Nisma sot publikon listën e kandidatëve për deputetë

Aktuale

Nisma sot publikon listën e kandidatëve për deputetë

Më: 17 janar 2021 Në ora: 10:31
Fatmir Limaj

Nisma Socialdemokrate është e vetmja parti që ende nuk e ka bërë publike listën e kandidatëve për deputetë.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se duhet të presim edhe të paktën 24 orë për të parë listën zgjedhore të kësaj partie.

Limaj tha se kanë dorëzuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë në KQZ, por ende s’e kanë vendosur për renditje.

Gjatë ditës së sotme pritet që Nisma të bëj publike listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 14 shkurtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat