Nexhmedin Spahiu ‘zbulon’ prapavijat e dështimit të koalicionit PDK-Nisma, përmend Vetëvendosjen

Aktuale

Nexhmedin Spahiu ‘zbulon’ prapavijat e dështimit të koalicionit PDK-Nisma, përmend Vetëvendosjen

Nga: A.Morina Më: 17 janar 2021 Në ora: 10:55
Foto Ilustrim

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, ka komentuar mos arritjen e koalicionit parazgjedhor në mes PDK-së dhe Nismës.

Spahiu tha se qëllimi kryesor i Partisë Demokratike të Kosovës është shkatërrimi i Nismës dhe marrja e një pjese të votuesve të saj.

"Tani PDK me qëllim që ta shkatërronte NISMA-n, nuk e mori në koalicion me shpresën që votuesit e saj do të kthehen në PDK. Një pjesë e vogël ndoshta edhe do të kthehen por pjesa më e madhe do të shkojnë në AAK e VV", shkroi Spahiu, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Kur LDD e AKR u shkëputën nga LDK më 2007, LDK krejt luftën e saj e fokusoi në shkatërrimin e LDD dhe AKR në mënyrë që të rikthente votuesit e vet. I shkatërroi dhe e mori një pjesë të vogël të tyre, por pjesën më të madhe të tyre e mori VV. Tani PDK me qëllim që ta shkatërronte NISMA-n, nuk e mori në koalicion me shpresën që votuesit e saj do të kthehen në PDK. Një pjesë e vogël ndoshta edhe do të kthehen por pjesa më e madhe do të shkojnë në AAK e VV. Kështu është kur tërë kohën flet për histori dhe nuk mëson gjë nga historia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat