Dilema për “kapjen e shtetit”, përgjigjen e gjeni në listat e PDK-së dhe LDK-së

Aktuale

Dilema për “kapjen e shtetit”, përgjigjen e gjeni në listat e PDK-së dhe LDK-së

Nga: A.M. Më: 17 janar 2021 Në ora: 11:08
Ilustrim

Profesori dhe njohësi i çështjeve politike, Vigan Qorrolli, ka komentuar listat e kandidatëve për deputetë të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Për ata që kanë pasur dilema rreth kapjes së shtetit, Qorrolli ka sugjeruar që t`i shikojnë listat e PDK-së dhe të LDK-së.

Ai në postimin e tij në Facebook, ka shkruar se  në këto dy lista ka ish-kryeprokuror shteti dhe ish-kryepolic shteti.

Ndryshe, në listën e LDK-së e gjeni Sylë Hoxhën, ndërkaq në listën e PDK-së e gjeni Rashit Çalajn.

Postimi i plotë:

Kushdo që ka pas dilema deri mbrëmë se çka nënkupton “kapja e shtetit” — le të ndalet në dy listat për deputete të dy partive kryekapëse: PDK dhe LDK.

Aty do te gjeni ish-kryeprokuror shteti dhe ish-kryepolic shteti.

Sistemi i drejtësisë dhe ai i sigurisë prandaj janë për “mashallah” dhe Kosova është yrneku i sundimit të ligjit në krejt Evropën.

As pashteta Argeta nuk ndahet kaq lehte, siç e kanë nda përgjysmë kapjen këto dy parti.

Krimi dhe korrupsioni nuk janë luftuar asnjëherë në Kosove sepse malinjiteti politik ka emër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat