Nesër nis gjysmëvjetori i dytë shkollor, Zemaj ka një apel për të gjithë

Aktuale

Nesër nis gjysmëvjetori i dytë shkollor, Zemaj ka një apel për të gjithë

Më: 17 janar 2021 Në ora: 11:52
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë në detyrë, Armend Zemaj, ka apelur nxënësit dhe prindërit që të kenë kujdes në respektimin e masave antiCOVID me rastin e hapjes së shkollave.

“Edhe ky gjysmë vjetor, ka vështirësitë e veta sepse virusi gjendet në mesin tonë, andaj të gjithë të angazhohemi, secili në detyrat dhe përgjegjësit e veta, në respektimin e masave parandaluese ndaj virusit”, shkruan ai.

Postimi i plotë

Të nderuar prindër, nxënës dhe personel arsimor,

Me rastin e fillimit të mësimit në gjysmë vjetorin e dytë, duke ju falënderuar për bashkëpunimin e vazhdueshëm, ju uroj sukses.

Çdo ditë, në çdo situatë ju ftoj që të keni kujdes dhe respektoni masat anti Covid, të vazhdojmë së bashku ta ruajmë shëndetin personal dhe shëndetin e të tjerëve.

Edhe ky gjysmë vjetor, ka vështirësitë e veta sepse virusi gjendet në mesin tonë, andaj të gjithë të angazhohemi, secili në detyrat dhe përgjegjësit e veta, në respektimin e masave parandaluese ndaj virusit.

Paçim vit shkollor sa më të suksesshëm!. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat